E kemi parë gjithmonë në skena të ndryshme me taka të larta dhe të veshur ekstravagante, por në jetën reale Beyonce është krejt ndryshe, e thjeshtë.
E ndërsa në Capri këngëtarja është më shumë se e thjeshtë... Teksa po vazhdon me pushimet, ylli i muzikës ka vizituar Capri-n (Itali) bashkë me bashkëshortin Jay Z, teksa shëtit këmbëzbathur në rrugët e qytetit.
34-vjeçarja e veshur me një fustan të ngushtë të bardhë dhe producenti i famshëm, kanë shijuar një darkë romantike dhe më pas janë larguar në këmbë drejt jahtit të tyre luksoz. Turistët e habitur nuk ngurronin shkrepnin ndonjë foto.