Beyonce ka nxitur pakënaqësinë e fansave në UK. Diva e muzikës e cila është e angazhuar për momentin në promovimin e albumit të saj “Formation” i ka lënë fansat të presin për rreth 45 minuta gjatë koncertit të planifikuar në UK. Diçka e tillë ka nxitur pakënaqësi sidomos në rrjetet sociale ku me gjithë dashurinë e madhe ndaj saj, të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si të papranueshme. Dikush prej tyre shkruan: “Nuk kam paguar 300 paundë që të pres Beyoncen për 45 minuta! Epo duhet ta mirëkuptoni, një dive si Beyonce i duhet pak kohë pregatitje përpara se të ngjitet në skenë…!!