INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Biblioteka Carnarvon'' që u ndërtua si dhuratë për shqiptarët, por u shua pas shumë vitesh [FOTO]

''Biblioteka Carnarvon'' që u ndërtua si dhuratë për shqiptarët, por u shua pas shumë vitesh [FOTO]

Publikuar më: 15:37 17-08-2018

“Biblioteka Carnarvon”, e ndërtuar në vitin 1928 dhe e përuruar më 1929, si dhuratë e familjes së lordëve (Earls) anglezë Herbert dhe personalisht e bamirëses së madhe filoshqiptare konteshës Carnarvon, e quajtur nga vetë shqiptarët “Nëna e shqiptarëve” dhe e dekoruar me Urdhrin Skënderbe më 1929. Kjo bibliotekë i përkushtohej të birit, mikut të madh të Shqipërisë, avokatit dhe mbrojtësit të të drejtave të shqiptarëve Sir Aubrey Herbert (1880-1923).

vvv.jpg

 

Për herë të parë ai u lidh me shqiptarët në Kostandinopojë, ku njohja me shërbyesin e tij Qazim Kukeli, iu kthye në dashuri dhe sfidë për të mbrojtur vendin e vogël në juglindje të Evropës. Mëpas zëri i tij ndër kanale diplomatike nuk u ndal, deri sa pati frymë. Mbrojtja e Shqipërisë nga moscopëtimi në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ishte një ndër fjalimet më tëpaçmuara të “avokatit të shqiptarëve”. Kur krejt papritur vdiq nëmoshën 43 vjeçare, në shenjë të kësaj dashurie të madhe për Shqipërinë e shqiptarët, nëna dhe gruaja e tij, themeluan Fondin Shqiptar të Ndihmës ku mes qindra veprave bamirësie dhe ndihmese të Kryqit të Kuq, financuan ndërtimin në Tiranë, nëvitin 1928, të bibliotekës së parë kryeqytetase të gjuhëve tëhuaja, bibliotekës Carnavon. Aubrey Herbert. Këtë emër mban pas kjo histori për vendin e dijes, histori që sot ekziston vetëm në një fotografi.

te.jpg

 

Biblioteka Carnarvon

Çdo gjë nisi pasi shqiptardashësi Herbert ndërroi jetë nga helmimi i gjakut shkaktuar nga shkulja e një dhëmballe dhe çarja e një ulcere duodenale. Në librin “Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme” i autorëve Bejtullah Destani dhe Jason Tomes, shkruhet se në kujtim të tij, e veja dhe nëna krijuan Fondin Shqiptar të Ndihmës, për të mbështetur skema tëmbarëvajtjes dhe zhvillimit të shtetit të ri shqiptar. Fondi pagoi për ndërtimin dhe pajisjen e spitalit të Vlorës dhe ndërmori bonifikimin e moçalishteve, në mënyrë që të ulej numri i tëprekurve me malarie, projekt i vazhduar nga fondacioni Rockfeller. Në maj të vitit 1925, një fshatit të ri të ngritur në veri të Kavajës për të strehuar refugjatë kosovarë, iu vu emri zyrtarisht Herbert (sot Qerret), në shenjë mirënjohjeje ndaj tijpasi shkolla e fshati u ndërtuan nga Fondi Shqiptar i Ndihmës. “Në Shqipëri nuk mund të gjeni një emër me prestigj më tëmadh se Herbert”, tha në ato kohë Edith Durham. Biblioteka Carnavon u ndërtua në rrugën e “Shëngjergjit” tek “ish-Kinema Ali Demi” shumë pranë xhamisë së Tabakëve me një kosto tëpaguar nga Insituti Herbert prej 44.000 franga ari (“Tirana” Osman Myderizi). Ajo u inaugurua në 12 maj 1929 rreth një vit më vonë, ndërsa iu dorëzuar Sait Toptanit, President i Komitetit të Djelmërisë së Tiranës nga vëllai i Auberey-it, Mervin Herbert. Biblioteka kishte një sallë të madhe leximi me dritare të mëdha ku drita përthyhej fiks mbi tryeza, raftet me fondin prej 3 mijëvolumesh në gjuhë të huaja përfshi dhe shqip dhe, një oxhak ku ishte gdhendur portreti i Aubrey Herbert. Ministri i Arsimit sëasaj kohe Abdurrahman Dibra tha gjatë prerjes së shiritit; Kontesha Carnavon na jep edhe këtë ushqim moral siç ështëbiblioteka. Shpejt ky vend u kthye në “modën” e kryeqytetit ku të rinj e të reja mblidheshin për të lexuar e komentuar ngjarje e situata. Në vitin 1934 pranë saj u ndërtua dhe një fushë tenisi. Por shkëlqimi nuk zgjati shumë. Me pushtimin e Shqipërisë më1939, prona nga e Insitutit Herbert iu kalua prefekturës e shumëshpejt u kthye në kazermë ushtrie. Ajo u shkatërrua plotësisht dhe sot nuk ka asnjë pllakat që kujton bamirësinë e anglezit filoshqiptar. Mbreti Zog për kontributin e jashtëzakonshëm qëpati familja Herbert në Shqipëri dekoroi me titullulin; Oficerin e Math t’Urdhnit Skenderbeg, Elisabeth, countess of Carnavondhe Aubrey Herbert. Po me të njëjtin titull u vlerësua dhe MissEdith Durham e Mis. Ruth V. Pennington. Ndihma e familjes herbert vijoi edhe pas vdekjes së konteshës Carnavon e cila u shua në 2 shkurt 1929, pak muaj para inaugurimit të bibliotekës. Në vitin 1943 referuar sërisht librit “Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme”, Mary Herbert ndihmoi për ngritjen e Shoqatës Anglo-Shqiptare. Auberon Herbert djali i vetëm i Aubreyt, ndihmoi shqiptarët në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore.

Kush ishte Aubrey Herbert…

Aubrey lindi më 1880 dhe ishte djali i dytë i Henri Herbert, konti i katërt i Carnavonit dhe gjysmë-vëllai i George Herbertkonti i pestë i Carnavonit, i cili u bë i famshëm në zbulimin e varrit të Tutankhamunit, faraonit egjiptian. Aubrey punoi dy vjet si diplomat, 4 vjet si oficer i Gardës Irlandeze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe për 12 vjet anëtar konservator i Parlamentit për Somersetin e Jugut dhe Yeovilin. I shkolluar në Eton dhe Oksford, Aubrey Herbert u gjend në radhët e miqve me shumëpushtet si të, Colonel Thomas Edëard Laërence, djalit tëkryeministrit britanik, Raymond Asquith, shkrimtares e historianes Hilarie Belloc dhe historianit e politikanit skocezJohn Buchan. Ai dhe bashkëshortja patën 4 fëmijë prej të cilëve një djalë. Ai ishte mbrojtës i kauzës së shqiptarëve dhe i vetmi politikan britanik që foli për çështjet e shqiptarëve në bazë tënjohjes dhe përvojës vetjake. Ai loboi shumë për shtetin e shqiptarëve dhe që kufijtë të vendoseshin mbi baza etnike jo besimi fetar. Në janar 1913 ai zgjodhi njerëz me influencë për mbrojtjen e kauzës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ai u largua nga Komiteti Ballkanik ku bënte pjesëduke thënë me të madhe; Ika sepse aty ka shumë plaka të këqija, të cilat nuk munden as të protestojnë me ndonjë dobi për masakrat, madje ndjejnë vërtet kënaqësi rrënqethëse nëpërmendjen e tyre ndërsa doli haptas në mbrojtje të shqiptarëve. Në vitin 2002 presidenti i republikës Alfred Moisiu, i dha Aubrey Herbert Urdhrin Naim Frashëri pas vdekjes me motivacion; Për ndihmën e paçmuar në përkrahje të kauzës shqiptare, në veçanti Konferencës së Paqes dhe ndihmën për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. /Konica.al

Article Logic
Execution time: 0.0027341842651367