INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biblioteka Kombëtare mbyll dyert deri në 30 qershor. Librat thahen në tela [VIDEO]

Biblioteka Kombëtare mbyll dyert deri në 30 qershor. Librat thahen në tela [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 26-06-2018
Ka kaluar pak më tepër se një vit kur një prej  institucioneve më të rëndësishme, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, ndërkohë reshjet e fundit e përmbytën atë duke sjellë dëme të konsiderueshme. Kjo pasuri kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës duke mbyllur dyert deri në datën 30 qershor, me qëllim rikuperimin e dëmeve.
Kamera e IN Tv pa se derës i është vënë ‘dryni’ dhe është ngjitur njoftimi që sqaron lexuesit se nuk do të ofrohet dhe për 4 ditë asnjë shërbim. Ndërsa përmes dritareve fokusuam librat e varuar në tela për t’u tharë.
 
Shumë qytetarë, që donin të lexonin libra apo ti këmbenin ato, e patën të pamundur dhe kanë folur të indinjuar në lidhje me pakujdesitë kundrejt vlerave kombëtare, që janë librat.
 Një tjetër qytetar flet me emocione, pasi ka dhe një lidhje më të fortë me bibliotekën kombëtare, gati shpirtërore, pasi xhahxhai i tij ka qënë drejtor i parë i këtij institucioni.
 
deputeti_pd.jpg
 
‘’Erdha për të dhënë kontributin tim dhe ndihëmn, por dyert janë të mbyllura. Është pasuri kombëtare dhe unë kam lidhje të veçantë, xhaxhai im ka qënë drejtori i parë i këtij institucioni’’
Mësuam se gjatë ditës së sotme kanë shkuar edhe shumë ekspertë për të përcaktuar arsyet e depërtimit të ujit në katet e nëndheshme të kësaj godine.  
 
 
 
 
 
 
djali_bb.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0023829936981201