Moto Parilla Carbon, biçikleta me pamje të veçantë, të lejon të ngjitesh në çdo sipërfaqe edhe nëse të braktisin fuqitë.
Kur e shohin që nuk mund të ngjiten vetë, përdoruesit mund të ndezin motorin 250 vatësh Shimano Steps, i cili mund të arrijë deri në 25 km/orë.
Biçikleta është e punuar me goma të trasha për çdo terren, me trup të qëndrueshëm e të lehtë, si dhe me zbutës tronditjesh. E vetmja gjë që nuk zbut tronditjet është çmimi, pasi nuk shiten për më pak se 2000 dollarë.