Biçikleta më e madhe në botë është gati.
Atë e krijoi një gjerman Frank Dose, 49 vjeç, i cili pritet të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness, për këtë super biçikletë. Ajo peshon rreth një ton, dhe ai duhet t’i japë të paktën 450 metra për ta arritur rekordin botëror. Ky person që e krijoi është nga një fshat i vogël afër kufirit të Gjermanisë me Danimarkën.
Kjo biçikletë është e përbërë me metal dhe dy rrota të mëdha.