Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Laknas të Tiranës, ku një 66-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në lumë.
Xhuma Neziri, banuese në kryeqytet, ka rënë aksidentalisht në lumë, thonë burime ng Policia e kryeqytetit. Trupi i viktimës është gjetur dhe nxjerrë nga shërbimet policore në afërsi të vendit të njohur si “Plepat e Brukës”.
Vijojnë hetimet në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.