Një avion i vogël turizmi është rrezuar në Kaliforninë jugore.
Sipas mediave ndërkombëtar të pestë personat në bord kanë gjetur vdekjen.
Piloti i avionit, i cili ishte drejtuar në Los Anxheles, kishte sinjalizuar një problem teknik pak para se të rrëzohej në tokë rreth 1 km nga aeroporti “John Wayne”.
Aeroplani goditi një makinë të kuqe të parkuar në qendër tregtare, ndërsa pronari i saj ndodhej në një dyqan.
Enti për aviacionin civil amerikan ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.