INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie bora e parë për këtë vit në këtë qytet të Shqipërisë [FOTO]

Bie bora e parë për këtë vit në këtë qytet të Shqipërisë [FOTO]

Publikuar më: 18:24 21-09-2017

Muaji “Shtator” ka sjellë dhe borën e parë në vendin tonë. Rreshjet e para të dëborës janë regjistruar në qarkun e Kukësit edhe pse me intensitet të ulët. Edhe pse shumë para kohe, siç duket në fotot e Syri.Net, maja e malit të Gjallicës që ndodhet pranë qytetit të Kukësit është zbardhur nga dëbora. Reshjet kanë qenë të pakta kuptohet, por kanë mjaftuar që të ulen temperaturat në një nivel që për muajin shtator janë shumë poshtë mesatares. Qarku i Kukësit është ndër më të ftohtit e Shqipërisë, ku në dimër shumë zona izolohen për ditë me radhë.

collagebore.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844