INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie borë në shkretëtirën e Saharasë për herë të parë pas 37-vitesh

Bie borë në shkretëtirën e Saharasë për herë të parë pas 37-vitesh

Publikuar më: 16:33 20-12-2016

Duket si e pabesueshme por pas 37-vitesh një pjesë e asaj që njihet si shkretëtira e Saharasë është zbardhur nga dëbora. Reshjet e borës kanë habitur edhe banorët e zonës, të cilët i kanë parë për herë të fundit këtë fenomen në shkurtin e vitit 1979. Bora ra në shkretëtirë në zonën e njohur me emrin Gateëay më 18 shkurt, 1979. Por atëherë stuhia e borës ka zgjatur vetëm një orë e gjysmë ndërsa këtë herë rreshje bore u regjistruan gjatë gjithë ditë në qytet, i cili është rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas. Shkretëtira e Saharas mbulon shumicën e Afrikës veriore dhe ka para disa qindra mijëra viteve ka kaluar nga një vend me lagështirë në një vend të thatë e me temeratura të larta. Shkretëtirë është një nga zonat më të nxehta dhe më të thata të botës së sotme, edhe pse pritet të bëhet e gjelbër përsëri në rreth 15.000 vjet. Fotografi amator Karim Bouchetata ka sjellë disa imazhe të shkretëtirës së mbuluar nga dëbora.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168