INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie ekonomia në Vlorë! A lidhet kjo me rënien e kultivimit të drogës?

Bie ekonomia në Vlorë! A lidhet kjo me rënien e kultivimit të drogës?

Publikuar më: 08:49 30-05-2019

INSTAT ka publikuar të dhënat në lidhje me ekonominë e qytetit të Vlorë që ka pësuar një rënie të ndjeshme, me 3.3%.
Kjo ishte rënia më e fortë që nga viti 2012. Vlonjatët nuk qenkan pasanikë siç kishim menduar. Edhe “ekonomia e zezë”, nuk duket se i ka sjellë shumë të ardhura vlonjatëve, por vetëm ka shtuar kriminalitetin dhe vrasjet në qytetin bregdetar. Ekonomia e Vlorës dha një kontribut negativ në ekonominë kombëtare me 0.19%. Edhe të ardhurat për frymë në rajonin e Vlorës ranë me 2% pas një rritjeje të fortë që kishin shënuar në 2016-n, duke treguar që përmirësimi i të ardhurave nuk ishte i qëndrueshëm.
A ka lidhje kjo me uljen e kultivimit dhe shitjen e kanabisit? Gjasat janë që po. Studimet vendase dhe të huaja për krimin e organizuar e rendisin Vlorën si qytetin kryesor të zhvillimit të trafiqeve. Shumë familje e kanë patur të lidhur jetesën me ekonominë “e zezë”, teksa numri i vrasjeve mafioze është më i larti në vend.
Të ardhurat ekonomisë zezë të përqendruara në pak të duar, duket se janë shpenzuar më së shumti jashtë qarkut, duke mos e ndihmuar qarkullimin në ekonominë e Vlorës.
Edhe një Studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në lidhje me krimin e organizuar raporton se qytetet kryesore nga të cilat transportohet droga e fortë nga Shqipëria në Itali, janë Vlora dhe Durrësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881