INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie euro pas votimit të Katalonjës pro shkëputjes nga Spanja

Bie euro pas votimit të Katalonjës pro shkëputjes nga Spanja

Publikuar më: 15:16 02-10-2017

Euro shënoi rënie të hënën, pasi Katalonja votoi me shumicë dërrmuese për pavarësinë nga Spanja në një referendum të prishur nga dhuna.  “Indipendent” shkruan se “në tregun e valutës,  në mëngjes, euro ra me 0.6 për qind kundrejt dollarit”. Kjo  u afrohet niveleve më të ulëta të regjistruara që nga mesi i gushtit. Gjithashtu, euro ra në nivelin më të ulët kundrejt frangës zvicerane në rreth tre javë. Franca ble shpesh valutë gjatë kohëve të pasigurisë politike dhe ekonomike. "Referendumi katalanas  duket se do të fillojë një fazë të re të paqëndrueshmërisë politike për BE," tha Josh Mahony, një analist i tregut në IG. Euroja kishte pësuar një goditje në fund të shtatorit kur zgjedhjet e Gjermanisë shënuan një rritje të mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë, edhe pse Angela Merkel mori në mënyrë bindëse një mandat të katërt në detyrë. Një analistë i Bankës Gjermane shkroi në një shënim për klientët, ku thotë se është e paqartë se cili do të ishte impakti makroekonomik i votimit në Katalonjës.  Por kjo tregon një shembull tjetër, se politika po bëhet më ekstreme në të gjithë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047