INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie Facebook?! Gjiganti i medias sociale nën hetim për shkelje privatësie të përdorueseve

Bie Facebook?! Gjiganti i medias sociale nën hetim për shkelje privatësie të përdorueseve

Publikuar më: 11:43 26-03-2018

"Facebook ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe se ka shkelur privatësinë e shumë përdorueseve të saja."

Këto janë disa nga akuzat më të cilat po përballet kompania e kësaj media gjigante.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së madhe kanë hapur një hetim ndaj facebook pasi dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve pa lejen e tyre.

Ngjarja bëhet dhe më e rëndë ku Autoritetet e hedhin dyshime se këto "vjedhje" të dhënash janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016.

Sipas Komisionit Federal të Tregtisë të SHBA, rrjeti social dyshohet se ka shkelur një marrëveshje të nënshkruar në 2011, pas një ankese të FTC, nën të cilën Facebook mashtroi përdoruesit e vet duke u thënë atyre se mund të mbajnë të dhënat e tyre private, ndërsa të dhënat u bënë të disponueshme për zhvilluesit dhe përdoruesit e tjerë.

Zbulimi i skandaleve të facebook ndodhi pasi Cambridge Analytica pushoi nga puna kreun ekzekutiv të firmës Alexander Nix.

Sipas tyre Nix kishte përdorur të dhënat e përvetësuara nga facebook për të ndikuar në fitoren e Donald Trump.

E gjithë kjo u zbulua pasi vet Nix e kishte përvetësuar si sukses të fushatës së tij në mediat sociale, gjithashtu pranoi se kishte pranuar se Cambridge Analytica është aktive edhe sferat e errëta me presion dhe shpifje./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0028982162475586