INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie kërkesa e biznesit për kredi

Bie kërkesa e biznesit për kredi

Publikuar më: 16:41 02-03-2019

Biznesi ka kërkuar pak para nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit janar sistemi bankar dha 12.8 miliardë lekë kredi, në rënie me 12% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Megjithëse si tepricë, portofoli i kredisë u rrit gjatë janarit shifrat tregojnë se huadhënia e re ngelet e dobët. 

Gjatë janarit rënie pësoi kreditimi në sektorin më të rëndësishëm, atë të tregtisë, me 1.8 miliardë lekë më pak krahasuar me një vit më parë. Kredia e re për tregtinë zinte afërsisht 55% të kredisë së re për biznesin. Ndërkohë, rritje të lehtë regjistroi kredia për ndërtimin dhe industrinë përpunuese.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2018, portofoli i kredisë për biznesin u tkurr me 12 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0023410320281982