Nëse më para thuhej se njerëzit i mbyllin sytë kur puthen për shkak se shikimi nuk mund të fokusohet në diçka kaq të afërt si fytyra e personit tjetër, por tashmë kjo teori është eklipsuar. Psikologët nga Universiteti “Royal Holloway” kanë treguar se truri nuk është në gjendje që të kryej kombinime të ndryshme vizuale dhe të përshtasë të gjitha ndjenjat gjatë puthjes.
Këta psikologoë të Universitetit në Londër demonstruan se kryerja e detyrave të ndryshme vizuale redukton aftësinë e njeriut për të kuptuar prekjen. Kjo mund të shpjegohet edhe me momentin kur na dridhet celulari nuk mund ta vërejmë atë nëse po shikojmë dikë në fytyrë. Studimi sugjeron se në mënyrë që të fokusohen në ndjenjat e të prekurit, njerëzit instinktivisht i mbyllin sytë kur puthin.