INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie miti, tatuazhet ju ndihmojnë të gjeni punë

Bie miti, tatuazhet ju ndihmojnë të gjeni punë

Publikuar më: 17:25 17-09-2016

Shpesh herë kemi dëgjuar se njerëzit të cilët kanë tatuazhe në trupin e tyre, nuk preferohen kur vjen puna për të pranuar në një punë. Por një studim i ri, i hedh poshtë këto hipoteza. Tatuazhi në fakt të ndihmon të gjesh punë. Studimi i realizuar nga Universiteti i St. Andreës në Britaninë e Madhe vëzhgoi 192 persona me eksperiencë menaxheriale, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin foto njerëzish me tatuazhe dhe pa tatuazhe.

Më pas, këtyre personave iu kërkua që të thonin nëse do i punësonin ose jo këta persona. Kur bëhej fjalë për punë në banak, u preferuan ata me tatuazhe, ndërsa për rolin e kamarierit, ata pa tatuazhe.

Studimi thotë që njerëzit me tatuazhe shikohen si të duhurit kur vjen puna për të tërhequr klientelën.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723