Një peshkatar ka rënë nga ura në lumin Shkumbin, në Elbasan dhe është zhdukur në ujërat e lumit. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e trupit të tij.
Për shkak të rreshjeve lumi ka patur prurje të shumta dhe vështirësitë për gjetjen e trupit të peshkatarit janë të mëdha.