INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie në pranga doganieri i doganës së Morinës

Bie në pranga doganieri i doganës së Morinës

Publikuar më: 16:22 02-11-2016

Një doganier është arrestuar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës në Kukës, ndërsa në pranga është vënë edhe një tregtarë kosovar.

 

Sipas burimeve të policisë këta dy persona u ndaluan nën akuzën e “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”.

 

Në pranga është vënë Saimir Thaçi, 30 vjeç, banues në Krumë-Has, me detyrë doganier të kontrollit fizik në doganën e Morinës-Kukës dhe Afrim Sopaj, 33 vjeç, banues në Suharekë- Kosovë.

Arrestimi i doganierit Saimir Thaçi u bë nën akuzën se nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip” Golf 4, me drejtues Afrim Sopaj, i cili transporton këpucë kontrabandë.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383