Një shpërndarës heroine ka rënë në prangat e policisë së Korçës. Operacioni i koduar “Zona 13” ka çuar në pranga shtetasin Mariglen Viso, banues në Korçë. Arrestimi i 35-vjeçarit erdhi pas një hetimit tre mujor është vërtetuar me fakte se shtetasi Viso, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike) doza me lëndë të dyshuar si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale. “Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penal: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.