INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie nga ballkoni  dhe gjen vdekjen e menjëhershme bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen e menjëhershme bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Publikuar më: 13:06 02-08-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e mesditës në qytetin e Tiranës.

Enkeleda Halluna 37-vjeçe, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës , duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se viktima ishte nënë e një vajze dhe me profesion mjeke stomatologe.

Ndërkohë policia e Tiranës, në një informacion paraprak sqaron si më poshtë:

“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ditën e djeshme gjyqtari Hallunaj kishte kaluar me sukses sitën e Vettingut.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398