Në orët e para të mëngjesit në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një vajzë 20 vjeçare me inicialet T.M. ka gjetur vdekjen pas rënies nga kati i katërt i një apartamenti në rrugën "Zef Jubani".
Sipas dyshimeve paraprake, vajza është vetëhedhur nga ballkoni, por ngjarja është nën hetim dhe asgjë nuk dihet me saktësi.