Një elektricist i komunës Fanë të Mirditës është aksidentuar rëndë në krye të detyrës, në përpjekje për të rregulluar linjën e kësaj zone, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për disa orë.
Elektricisti i identifikuar si Zef Shyti, 60 vjeç, ndodhej një një shtyllë elektrike rreth 9 metra e lartë, dhe kur janë takuar dritat, ai është rrëzuar duke u plagosur rëndë, ku ka thyer dy këmbët, ka djegie në pjesën më të madhe të trupit, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.