Një person është aksidentuar, duke rënë nga skela nga një lartësi e konsiderueshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në Gjirokastër, teksa i dëmtuari ka qenë duke punuar për rikonstruksionin e xhamisë së qytetit.
Ilir Cengollari u dërgua me urgjencë në spital, për shkak të dëmtimeve serioze në gjymtyrë dhe në shtyllën kurrizore.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, gjendja e tij paraqitet mjaft kritike.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia po kryen veprimet e rastit