INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie numri i të prekurve me CORONAVIRUS në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja

Bie numri i të prekurve me CORONAVIRUS në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja

Publikuar më: 13:27 07-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me përhapjen e pandemisë globale të COVID-19. Me anë të një deklarate për mediat, specialistja e ISHP-së, Silva Bino tha se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar edhe 6 raste të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 383 persona. Sipas specialistes së ISHP-së, deri tani në vendin tonë janë testuar 2753 raste të dyshuara me COVID-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 383 qytetarë.

"Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë", tha Bino.

Ndërkohë harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në qytetin e Tiranës, Elbasanit dhe Korçës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë 181 raste

- Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 11 raste

- Fier 26 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 44 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste

"Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098