INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie numri i të prekurve me COVID-19, 416 të infektuar në total!

Bie numri i të prekurve me COVID-19, 416 të infektuar në total!

Publikuar më: 13:27 10-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja duke e çuar numrin e të prekurve në total në 416. Lajmi u komunikua për mediat nga dokoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi. Që nga shfaqja e rasteve të para dhe deri sot, autoritetet shëndetësore shqiptare kanë kryer 3385 teste të dyshuara me virusin vdekjeprurës, prej të cilave 416 kanë rezultuar pozitivë.

"Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste. Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara", tha doktoreshë Dervishi.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 17 pacinetë duke e çuar numritn total në 182.

"Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar", shtoi ajo.

Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 56 pacientë, ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë me 3 raste dhe në Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë 199 raste

- Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 15 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 49 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste

Zonja Dervishi apeloi te qytetarët që në rast se kanë shenja apo simptoma të COVID-19 të telefonojnë në numrat 127 dhe në numrin e gjelbër 0800 40 40.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", shtoi ajo./Euronews.al

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043