INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bie qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa. Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 10-05-2017

Me 78 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për rrëzimin e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Votimi i mocionit te mosbesimit e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që nga ky moment pritet  që presidenti Hashim Thaçi të shpallë vendimin. Mocioni i mosbesimit të qeverisë me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së.  Gjatë seancës së sotme partitë politike opozitare votuan rrëzimin e Qeverisë Mustafa, pasi sipas tyre qeverisja aktuale ka dështuar në të gjitha aspektet.  Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur mocionin e opozitës si pamflet politik dhe tendencë që dëmet që janë krijuar nga qeverisjet e kaluara t’i mvishen kësaj qeverie. Për më tepër ai ka theksuar se mocioni i mos besimit ka për pasojë destabilizimin e vendit dhe krijimin e vakumit institucional, si dhe fshehjen e adresave të përgjegjësve për aferat korruptive dhe dëmet shumë milionëshe të parasë publike.  Por në fund opozita ia arriti qëllimit pasi Kuvendi miratoi rrëzimin e qeverisë. Rrëzimi i qeverisë e fut Kosovën në një tjetër spirale krize, pasi me rrëzimin e qeverisë bllokohet kalimi i demarkacionit dhe rrjedhimisht liberalizimi i vizave me BE.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219