INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie sërish euro, arrin në nivelin më të ulët që nga 6 qershori

Bie sërish euro, arrin në nivelin më të ulët që nga 6 qershori

Publikuar më: 13:36 06-08-2018

Monedha e huaj euro ka shënuar përsëri rënie ditën e sotme.

Një euro sot është këmbyer me 125.5 lekë duke rënë kështu me 0.08 lekë.

Sipas specialistëve kjo rënie është e parashikuar dhe normale përgjatë këtij muaji pasi ardhja e emigrantëve ngikonë në zhvlersimin e euros.

Ky është niveli më i ulët që nga 6 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi një seri ndëhyrjesh të jashtëzakonshme, e shqetësuar se euro po shkonte drejt një rënieje të pakontrolluar, teksa në 4 qershor arriti në 124.17 lekë, nivelin më të ulët në 10 vjet.

Ndryshe nga euro, dollari ka qenë më i fortë në tregun vendas, duke u këmbyer sot me 108.52 lekë, me një rritje prej 0.1 lekësh në raport me të premten.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662