Moti i ftohtë ka bërë që njerëzit të përdorin masivisht pajisjet ngrohëse. Po kjo ditë dimri ka qënë fatale për një familje shqiptare. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku pas zjarrit në një banesë kanë mbetur të lënduar dy binjakë 5-vjeçarë shqiptarë.
Mësohet se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë dhe e ka mbyllur derën me çelës për arsye sigurie.
Momentalisht fëmijët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë.