Hera e fundit kur Justin Bieber dhe Jaden Smith kanë përformuar së bashku në Madison Square, ishin që të dy ende fëmijë që përfytyronin se si të bëheshin të famshëm. Tani, shtatë vjetë më vonë, Bieber dhe Smith kanë rikrijuar atë moment të bukur, pikërisht në turin “Purpose” të Bieber.
Justin ftoi mikun e tij Jaden për të bërë një performancë të papritur në Madison Squarë Garden, mbrëmjen e së martës në New York, e sigurisht për të kënduar “Never Say Never”. Bieber postoi një foto në Instagram duke përqafuar djalin e Will Smith, përpara shumë fansave, dhe nuk mund të mos shkruante një mesazh të bukur. “ Të dua vëlla” shkroi këngëtari 22 vjeçar, por të njëjtën foto shpërndau edhe Jaden, me diçiturën: “Të dua vëllai i madh, Faleminderit”.
Të dy artistët kanë ngjitur shumë shkallë në karrierë që nga bashkëpunimi i tyrë por ajo çfarë është më e rëndësishmë, miqësia e tyre ka mbetur e fortë.