INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bieber hedh mikrofonin në skenë: Njerëzit nuk më respektojnë! [VIDEO]

Bieber hedh mikrofonin në skenë: Njerëzit nuk më respektojnë! [VIDEO]

Publikuar më: 11:23 24-10-2016

Gjithmonë i njëjti Justin Bieber!

Artisti kanadez shkaktoi tërbimin e fansave kur u largua nga skena në mes të një koncerti. Gjithçka ndodhi javën e kaluar në Manchester Arena, kur fansat filluan që të bërtisnin kundër tij pasi Justin po fliste shumë gjatë ndërsa ata dëshironin që të vazhdonte të këndonte. Aty këngëtari 22 vjeçar nuk duroi më, e hodhi mikrofonin në tokë dhe u largua nga skena pasi publiku refuzoi që ta dëgjonte duke folur. Ai më parë u kishte thënë atyre që të qëndronin të urtë ndërkohë që këndonte baladat e tij, gjë që mesa duket nuk funksionoi për mrekulli. Megjithatë diçka duket se i prishi mendjen yllit të shumë hiteve i cili u kthye përsëri në koncert dhe tha “Manchester nuk e përballon të folurën kështu që nuk do të flas më”. Kjo nuk ishte gjithçka pasi Justin u thellua në shpjegimin e tij duke thënë se u mërzit pasi udhëton me mijëra milje për t’u sjellë njerëzve gëzim ndërsa ata nuk e respektojnë. Ndoshta thjesht nuk e ka të qartë se për çfarë arsyeje njerëzit vijnë në koncerte dhe paguajnë biletën.

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654