Justin Bieber po bëhet gjithnjë e më shumë i ngathët.
22 vjeçari ka patur disa incidente kohët e fundit, kryesisht gjatë koncerteve. Por duket se ato nuk do të marrin fund sepse jo më larg se mbrëmjen e kaluar historia u përsërit. Këngëtari i hitit “Sorry” pati një tjetër incident gjatë koncertit teksa po perfomonte këtë këngë. Ai u mundua të bënte një performancë të veçantë por skena e lagur i ka kushtuar një tjetër rrëzim. Kjo ka ndodhur teksa po luante më kërcimtarët e tij duke i hedhur ujë njëri-tjetrit. Dhe fansat si gjithmonë, ishin aty për t’i kapur këto momente në celularët e tyre. Por Bieber e mori menjëherë situatën nën kontroll dhe këtë rrëzim të sikletshëm e ktheu në motivim. “Jeta e tillë është, bie dhe ngrihesh sërish”, i tha ai turmës. Mos u shqetësoni, Bieber është Ok.
#CrewGoals ❤️ always there when you have a fall ?❤️ @justinbieber you clutz, hope you're okay doe pic.twitter.com/hmn0iSTsj4
— l a u r e n ♡ (@imlaurenn_) June 30, 2016