INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien dakord Meta dhe Rama,

Bien dakord Meta dhe Rama, "Visho Ajazi të dekretohet ambasador në NATO"

Publikuar më: 17:05 05-12-2017

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit në NATO Leonard Demit.

Kryeministri Edi Rama, kishte propozuar Visho Ajazin për ambasador në NATO, por deri tani nuk kishte marrë miratimin e Metës. Duket se Presidenti bashkë me kryeministrin kanë rëndë dakord dhe Visho Ajazi që të jetë ambasadori i ri në NATO.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se dekretimi i Ajazit në NATO do ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Presidenti Meta beson se Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO

Article Logic
Execution time: 0.0016410350799561