INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien frikshëm lindjet! Gjirokastra qyteti me numrin më të ulët...

Bien frikshëm lindjet! Gjirokastra qyteti me numrin më të ulët...

Publikuar më: 10:39 23-02-2018

Nga viti në vit shtimi natyror i popullsisë në vendin tonë ka pësuar rënie të vazhdueshme.
Në rang qarku gjirokastritët kanë lindur më pak fëmijë në raport me numrin e vdekjeve. Në 2017 Gjirokastra ishte qarku me numrin më të lartë të vdekjeve, pasi numri për 1000 banorë ishte 13, kurse lindjet vetëm 9. Ndaj dhe treguesi i shtesës natyrore të popullsisë për këtë qark është negativ. Qarku i dytë me shtesë natyrore negative është Korça, ku gjatë vitit 2017, vdekjet për 1000 banorë ishin 10, ndërsa lindjet 9.
Më pas rendite Qarku i Vlorës, ku për çdo 9 vdekje për 1000 banorë, kanë lindur vetëm 8 foshnja. Ndërsa në Berat numri i vdekjeve dhe ai i lindjeve është i balancuar, 10 vdekje dhe po kaq lindje për 1000 banorë.
Më mirë paraqitet kryeqyteti, pasi ka më pak vdekje dhe më shumë lindje. Për çdo 1000 banorë kanë vdekur 6 dhe kanë lindur 11.
Ndërkaq Kukësi, Dibra dhe Lezha e kanë të lartë raportin vdekje - lindje në favorë të këtyre të fundit, respektivisht ka 14 dhe 12 lindje për 1000 banorë dhe vdekje shumë më pak 8.
Në krahasim me vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë në 2017 ka rënë me 86.5%.

Article Logic
Execution time: 0.0020351409912109