INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien mitet e shtatëzanisë nga meshkujt! Ja se si të evitoni vështirësitë

Bien mitet e shtatëzanisë nga meshkujt! Ja se si të evitoni vështirësitë

Publikuar më: 14:33 02-10-2018

Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përfitojnë nga marrëdhëniet dy herë në një natë.

Shkencëtarët zbuluan se sperma e grumbulluar tre orë pasi një burrë ka kryer seks, noton më shpejtë dhe ka më shumë gjasa të fekondojë një vezë.

Duke përdorur spermatozoidet e prodhuara jo më shumë se 180 minuta pas derdhjes së fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se edhe normat e suksesit të fekondimit mund të rriten me një të tretën.

Gjetjet bien ndesh me mitin se një burri i duhet midis 24 dhe 36 orë për të ‘mbushur’ bankën e tij të spermës pas ejakulimit.

Mostrat e spermës u morën nga 250 burra dy ditë dhe disa orë pasi ata ejakuluan së fundmi.

Studiuesit e udhëhequr nga Dr Da Li në Spitalin Shengjing të Kinës, krahasuan vëllimin e spermës dhe shpejtësinë e tyre midis mostrave të ndryshme.

Steriliteti përfshin rreth 11 për qind të grave dhe nëntë për qind të meshkujve në moshë riprodhuese në SHBA.

Shifrat sugjerojnë se rreth një në shtatë çifte kanë vështirësi në “krijimin” e një shtatzënie në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041449069976807