Ditën e djeshme dy persona ranë nga lartësia në vendin e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’.
Njëri prej të rinjve vijon ende të rezultojë i zhdukur .
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin me inicialet Xh.S ,ndërsa këtë të dielë kanë rinisur kërkimet tek gryka e lumit Erzen. Në aksion janë edhe forcat Renea.
Ndërsa 21-vjecari F.D u nxor dje nga gryka e kanionit ku kishte rënë. Shpëtimi i tij u bë i mundur me ndërhyrjen e policisë dhe zjarrfikëseve.
Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe momentin ku forcat speciale Renea nxjerrin të riun nga gryka e kanionit.