INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien të ardhurat e biznesit të vogël, shenjë që po nxitet evazioni! Arsyet janë...

Bien të ardhurat e biznesit të vogël, shenjë që po nxitet evazioni! Arsyet janë...

Publikuar më: 10:09 29-07-2019

Në prillin e vitit të shkuar qeveria uli pragun e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për bizneset e vogla nga 5 në 2 milonë. Kjo masë u kundërshtua jo vetëm nga sipërmarrësit e vegjël që mbajtën dhe protesat, por dhe nga ekspertë dhe institucione financiare ndërkombëtare. E në fakt këtë vit u vërtetua që veç qeverisë të gjithë kishin të drejtë, pasi jo vetëm që tregu nuk u disiplinuar, por evazioni u rrit. Të ardhurat nga TVSH-ja për 6 mujorin e parë të vitit ishin rreth 17 miliardë lekë, me një rënie të ndjeshme prej 12.7% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raport me planin, të ardhurat nga TVSH e brendshme ishin 20% më pak, ose 3.7 miliardë lekë më pak se parashikimet.

TVSH-ja ka qenë zëri me rendimentin më të keq në buxhet në 6 muajt e parë të vitit dhe ka qenë një nga arsyet kryesore të mos realizimit të planit me rreth 30 milionë euro për periudhën janar-qershor 2019.
Në këtë situatë që nuk e çoi qeverinë askund sërish Fondi Monetar Ndërkombëtar apelon që vendimi të rishikohet.
Fondi ka theksuar se menaxhimi i këtij grupi të tatimpaguesve në vazhdimësi krijoi një barrë të shtuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, solli kosto shtesë për bizneset më të vogla dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim material në reduktimin e hendekut tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998