Emisionet e pasdites janë kthyer padyshim në të preferuarit e publikut, duke trajtuar tema sociale nga më të ndryshmet.
Për këtë arsye dhe lufta për audiencë midis tyre është bërë majft e dukshme, sidomos mes dy moderatoreve Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari.
Pak ditë më parë në një intervistë për "Revista Class" Bieta u shpreh se emisioni i saj është më i ndjekuri duke parë statistikat:
"Modestisht mund të them se ora 5 e pasdites në Top Channel, konfirmohet që ka ecur shumë mirë në shikueshmëri, konfirmuar edhe nga shikueshmëria në Youtube. Ftesë në 5” është emisioni më i ndjekur i këtij orari. Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë", është shprehur Bieta.
Pas kësaj deklarate të Bietës, Rudina reagoi sot në puntatën e parë të këtij sezoni. Moderatorja u shpreh se emisioni i saj solli një risi të vërtet dhe më pas u kopjua, por e rëndësishme është që ka mbetur origjinal.
"Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi origjinal dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju", u shpreh Rudina.