INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bieta ua thot troç moderatoreve: 'Faleminderit burrave tuaj që u lanë shtatzënë!', ja PSE

Bieta ua thot troç moderatoreve: 'Faleminderit burrave tuaj që u lanë shtatzënë!', ja PSE

Publikuar më: 18:58 18-11-2018

Bashkëshortja e Alban Dudushit, Bieta Sulo tashmë është moderatore e emisionit të saj “Ftesë në 5”, ndërkohë që karrierën e ka nisur si opinioniste pikërisht në emisionin e atij që sot është baba i djalit të saj.

E ftuar në “Thumb”, Bieta ka rrëfyer momentet e para të daljes në ekran dhe me sa duket paska qenë pas si “aksidentale”.

Bieta ka falënderuara bashkëshortët e Aulonës dhe Fatmës që i lanë shtatzënë dhe ato u larguan nga “Top Show Magazine”, sepse ndryshe vështirë se do i futej televizionit.

Bieta u tha dy moderatoreve:

Më lejoni që publikisht t’ju falënderoj juve. Faleminderit ju dhe bashkëshortëve tuaj që u lanë shtatzënë dhe na ikët në mënyrë të menjëhershme nga Top Show Magazine. Ne nuk kishim çfarë të bënim na duhej të gjenim një njeri me vrap për të hyrë në spektakël, prime-time të premte dhe kur vjen propozimi, pse s’hyn ti? Se kisha menduar veten në ekran, aq më tepër 3 orë në transmetim.”
Më pas ajo shtoi:

Unë kam qenë shumë turpalaqe. Në Top Show kur vinte rasti në festat e Vitit të ri apo fundsezonit, Albani përshëndeste gjithnjë stafin dhe kur vinte puna tek emri im, unë ulja kokën, kisha ca shtrembërime. Kam qenë dhe jam e turpshme por duket se puna më ka rritur në këtë drejtim.”

bieta1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775