Big Basta nuk e ka mbajtur dot përbrenda ndjesinë e tij dhe shpërtheu në Instagram.
Sipas tij, të fajësosh myslimanët për terrorizëm është njësoj si të fajësosh muzikantët për Justin Bieber. Pra reperi në fjalë nuk paska fare simpati për këngëtarin Justin Bieber. Ende nuk ka patur një replikë nga ana e Justin, por duket se lufta është e fortë.
Rikujtojmë se Justin Bieber është një artist i cili ka qenë gjithnjë i sulmuar në lidhje me modelet e flokëve apo zërin deri diku fëmijënor. Shpresojmë të mos jetë prekur nga akuza e reperit Big Basta. Pothuajse të gjithë reperat kanë probleme me të dhe duket se kjo gjë po reflektohet edhe përtej oqeanit.