Martesa e tyre është nga ato për t’u marrë shembull në showbiz.
Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë për herë të parë prindër të një djali dhe vazhdojnë t’i shfaqin dashuri njëri-tjetrit si në ditën e parë. Ne shohim që ata të dy duhen shumë por ende nuk e kemi zbuluar si ia mori zemrën vajza nga Kosova reperit shqiptar. Ka qenë vetë ky i fundit që ka zbuluar një sekret.
“Edhe pse verë, prapë Prishtina e freskët... ja pse zgjodha gjysmën tjetër nga andej, që të duket gjithmonë martesa e freskët”, shkruan ai.
Por cili ishte reagimi i Vesës? Këngëtarja thjeshtë ka qeshur me satusin e bashkëshortit. /intv.al/