Reality show më i ndjekur “Big Brother Albania” është drejt finalizimit të përgatitjeve të fundit dhe pritet të startojë shumë shpejt.
Surpriza të mëdha do ta shoqërojnë këtë edicion dhe ndryshimi do të nisë që tek shtëpia e cila është e arreduar ndryshe dhe këto ndryshime kanë kushtuar as më shumë dhe as më pak se 1 milionë dollarë.
Një strukturë e organizuar sipas një mënyre shumë të vecantë dhe këtë vit risi e ‘lojës’ do të jenë edhe strategjitë, lojërat si dhe vetë konkurentët.
Gjithashtu edhe një sfidë e re i pret banorët të cilët do të duhet të kujdesen për dy kafshë shumë të egra të cilat si fillim janë zbutur në një cirk në Bullgari. Por për të mësuar llojin e kafshëve do të na duhet të presim punatën e parë të spektaklit.
Një tjetër sfidë për banorët do të jenë edhe rregullat.
Autorët e programit kanë menduar gjithashtu që të vendosin rregulla më të forta se në edicionet e kaluara të cilat do të ndikojnë shumë në jetëgjatësinë e banorëve brenda në shtëpi.
Këta të fundit gjithashtu do të kenë mundësinë të shijojnë gatime të përgatitura nga një prej kuzhienierëve më të famshëm të Mastershef Australia i cili do të jetë edhe shefi personal i konkurentëve të Big Brother.