Edicioni më i ri i “Big Brother” është në prag të nisjes ndaj edhe e ftuara e radhës në emisionin “Pasdite në Top Channel”ishte moderatorja Arbana Osmani ku ka zbuluar edhe disa detaje mjaft interesante.
Kujtojmë që edicionet e tjera kanë qenë të shumëpërfolur edhe për faktin se banorët kryenin marrëdhënie seksuale aty brenda. Por këtë vit do të jetë ndryshe. “Ky vit do të jetë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Bashkë me Alessia-n, e cila do të vazhdojë të jetë autore e Big Brother, është menduar që të jetë një program që do të përcjellë vlera.
“Këtë vit Big Brother do të fokusohet tek dashuria, ndaj edhe janë më të hapura pjesëmarrjet në ҫift: të dashur, të fejuar, të martuar. I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht.
Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Ndryshe, do të përjashtohen”, thotë Arbana.
Ndërkohë Arbana do të vazhdojë të jetë prezantuesja e këtij reality show pasi kanën qenë vetë organizatorët ata që e kanë kërkuar.