INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Big Brother me detyrim”, Tahiri: Të sakrifikojmë lirinë për sigurinë

“Big Brother me detyrim”, Tahiri: Të sakrifikojmë lirinë për sigurinë

Publikuar më: 12:31 23-03-2016

Ndërsa bota perëndimore është tronditur nga sulmet terroriste, qeveria shqiptare po tenton të forcojë masat ligjore për të kontrolluar territorin. Me anë të një nisme ligjore detyrohet vendosja e kamerave të sigurisë në ambiente publike dhe private, nisëm kjo që ka çelur një debat të madh në opinionin publik. Por në mbrojtje të kësaj nisme ligjore, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën thirrje që projektligji të dekretohet sa më parë nga Presidenti. Qëllimi është i qartë sipas tij, të mbrohemi sa më shumë nga aktet kriminale qoftë dhe duke sakrifikuar privatësinë e secilit prej nesh.

“Në lokalet e natës masa shtesë nga kontrollet për armë, eksploziv, identitet… janë një sërë masash për ti dalë përpara çdo situate të mundshme kriminale. Është kundërshtuar ligji nga opozita për mos u dekretuar nga presidenti. Gjej rastin të them se për të qënë të sigurtë të lëshojmë pak nga liria dhe nga privatësia jonë, siguria kërkon që gjithsecili të jetë kontributor. Opozita thotë jo, nuk na duhen kamera në kopështet të se na filmohen fëmijët. Unë preferoj që kalamajtë të jenë të sigurtë duke u filmuar sesa jo të sigurtë e të pafilmuar.

Duke folur për mundësinë e prekjes së Shqipërisë nga refugjatët, Tahiri tha se “jemi të përgatitur për çdo lloj emergjence”.

“Jemi në bisedime me partnerët për plane të përbashkëta të përballimit të emergjencës. Shqetësim ka qenë evitimi i rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Jemi të vendosur që të mos lëmë asnjë mundësi që rrjetet kriminale të përdorin vendin tonë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për këtë duhet bashkëpunimi me partnerët”.

Ministri shtoi se ka “garanci” nga BE-ja se nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”.

“Nuk do të mbajmë mbi shpatulla një barrë që nuk e mbajmë dot. Nuk kemi sinjale për situatë emergjente, por përsa kohë refugjatët i kemi afër kufirit, jemi gati. Nuk do të jemi vonë në një krizë që nuk të lejon të jesh me vonesë. Po përgatitemi dhe po mësojmë nga eksperienca e të tjerëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268