Kur kanë kaluar disa javë nga dasma e shumëfolur e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës duket se interesi nuk ka përfunduar ende. Vetëm një foto zyrtare kemi parë nga ceremonia të cilën e ka postuar vetë Sara, të tjerat janë të shkrepura nga të ftuarit dhe për fotot e tjera na duhet të presim, pasi Ledioni dhe Sara kanë arritur ta mbajnë shumë hermetike ceremoninë e tyre.
Mirëpo së fundmi po përflitet shumë se kush do të jetë prezantuesi i “Big Brother Vip” dhe një nga emrat më të përfolur është edhe Ledion Liço.
I ftuar në emisionin “Thuaje me Pepsi” Ledioni ka folur për herë të parë rreth programit që do të drejtojë gjatë këtij sezoni televiziv dhe i ka hedhur poshtë zërat që përfliteshin se do të prezantojë “Big Brother VIP”. Ledioni u shpreh se edhe këtë sezon do të moderojë spektaklin “The Voice Kids”.
Nuk do e prezantoj unë ‘Big Brother’. Edhe këtë sezon do jem në ‘The Voice Kids’ dhe besoj se do jetë sezoni i fundit që do e prezantoj këtë program. Viti është i gjatë, mbase do të prezantoj edhe ndonjë program tjetër në të ardhmen”, ka thënë moderatori i njohur.
Gjithashtu Ledioni gjatë këtij emisioni tha se nuk dëshiron t’iu rikthehet rrjeteve sociale, pasi po shijon qetësinë e tij.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk dua t’i rikthehem rrjeteve sociale. Dua të kem qetësinë time dhe po e shijoj këtë kohë. Mbase nuk do e hap përsëri Instagram-in ose Facebook-un”,-ka treguar Ledioni.