Big Brother Vip vjen ndryshe këtë vit teksa për herë të parë emisoni do të jetë live mbrëmjen e 1 janarit. Megjithatë kjo nuk është surpriza e vetme për shikuesit dhe banorët e shtëpisë më famshme në Shqipëri.
Produksioni ka vendosur që nata e fundit e reality show të shtyhet deri në datën 18 shkurt, ndryshe nga informacioni që kanë banorët për përfundimin e rrugëtimit. Nisur nga njoftimi i publikuar pak më parë në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP, mbrëmjen e 1 janarit, banorët do të vihen para një zgjedhjeje. A do të pranojnë ose jo ta vazhdojnë garën deri në 18 shkurt?
Nuk dihet nëse çmimi madh do të ndryshojë apo d të ketë diçka për ta nëse e bëjnë këtë zgjedhje të vështirë.