INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bigbastards  ekskluzivisht për intv.al : “Nuk është prishur kontrata, ja e vërteta...  [VIDEO]

Bigbastards ekskluzivisht për intv.al : “Nuk është prishur kontrata, ja e vërteta... [VIDEO]

Publikuar më: 21:05 31-03-2017

Nëpër portale të ndryshme nisi të bëjë bujë lajmi i prishjes së kontratës nga ana e Top Channel me djemtë e “Bigbastards”, por  ekskluzivisht për  intv.al djemtë  tregojnë si qëndron e vërteta.

“Nuk është prishur asnjë kontratë sepse nuk kemi akoma një të tillë. Ne nuk ishim dakord me atë që u propozua dhe si rrjedhojë s’ka si Big Bastards  nga Çmendina. Nuk ka prishje kontrate, thjesht  shifra e ofruar nga Top Channel për këtë produksion nuk mbulonte kostot e produksionit dhe u detyruam të themi, jo. Kaq!

Gjithashtu tregojnë se kanë 10 vite në treg si dhe disa projekte të ndryshme në studio, por shifrën që ua ofroi Top-i e cilësuan si jashtë tregu fare.

Ndërkohë që bëheshin tratativat, ne realizuam serinë e parë”, sqarojnë ata  duke shtuar në fund se shumë media e kanë interpretuar këtë çështje  si kanë dashur. 

Article Logic
Execution time: 0.002004861831665