INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanc lufte, edhe këtë vjeshtë aksidentet me vdekje kanë shënuar shifra rekord [FOTO]

Bilanc lufte, edhe këtë vjeshtë aksidentet me vdekje kanë shënuar shifra rekord [FOTO]

Publikuar më: 12:09 17-09-2019

Java e dytë e shtatorit ka shënuar një numër të lartë aksidentesh. Jo pak po 139 të tillë në të gjithë vendin. Fatkeqësisht gjatë javës që lamë pas janë regjistruar 7 aksidente me pasojë vdekjen. Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore bën thirrje të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kjo është e vetmja mënyrë për shmangien e tragjedive, sidomos ato me pasojë vdekjen.

Aksidentet sipas qarqeve:
Tiranë: 59 aksidente.
Durrës: 10 aksidente.
Berat: 6 aksidente.
Elbasan: 8 aksidente.
Fier: 5 aksidente.
Gjirokastër: 3 aksidente.
Korçë: 10 aksidente.
Kukës: 4 aksidente.
Lezhë: 6 aksidente.
Shkodër: 10 aksidente.
Vlorë: 16 aksidente.
Dibër: 2 aksidente.

Shërbimi i urgjencave mjekësore bën thirrje për ndërgjegjësim dhe jep disa këshilla:
1.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
2.Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.
3.Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.
4.Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
5.Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.
6.Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.
7.Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.
8.Mos parakaloni në zonat urbane.
9.Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.
10.Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
11.Ju drejtues të biçikletave dhe motorrëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
12.Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.
13.Mos drejtoni automjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.

fotoo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496