INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i Eurostat për azilkërkuesit shqiptarë! Shifrat në 9 vitet e fundit ALARMANTE

Bilanci i Eurostat për azilkërkuesit shqiptarë! Shifrat në 9 vitet e fundit ALARMANTE

Publikuar më: 11:10 19-03-2019

Eurostat ka analizuar fenomenin e largimeve të shqiptarëve përgjatë periudhës 2009-2018. Bien sy shifra alarmante të azilkërkesve. Sipas raportit numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët rezulton që 9 vite të jetë, 178.515 aplikime. Kjo shifër mund të jetë disa herë më e lartë pasi shumë nga ta mund të jenë përsëritës se tentojnë më shumë se njëherë për të përfituar azil. Përfundimisht jemi vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve. Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke lënë pas edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.
Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n.
Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Kurse reth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Sa i përket aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13.600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve për shkak se Anglia ka shumë rregulla strikte dhe nuk shkon sot pa vizë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003615140914917