INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i frikshëm i grave shqiptare të vrara në muajt e parë të vitit

Bilanci i frikshëm i grave shqiptare të vrara në muajt e parë të vitit

Publikuar më: 15:46 08-03-2019

Gentiana e Merisa Çaushaj, Valentina Mata, Eva Lera, Ervilma Seferi, Lirie Xhepa e Nazime Demollarit jeta ju shuan nga meshkujt e shtëpisë, burrat, djemtë apo të afërmit e tyre. Sot, emrat e tyre, janë në statistikat si i viktima të dhunës së burrave, dhe si një këmbanë alarmi se shumë mbetet ende për t’u bërë.

2019, nisi me një ngjarje tronditës. Më 2 janar, 34-vjecari Gazment Musta la të vdekur pas një sherri banal bashkëshorten e tij, Gentiana Caushaj dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj.
Më 14 janar Majlind Lala dhëndër në familjen Mata qëlloi për vdekje me armë vjehrrën e vjehrin e tij. Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç u gjetën të vrarë në banesën e tyre në lagjen “Kristaq Mone”, ndërsa vajza e tyre e shokuar mori lajmin e kobshëm në Suedi, ku edhe kishte jetuar me ekzekutorin Majlind Lala.
Më 6 shkurt në Vlorë, 57-vjecari Teodor Lera i mori jetën gruas së tij, Eva Lera, 45 vjece, duke e mbytur me duar, nënë e tre fëmijëve. Krimi i rëndë në Vlorë ishte një tragjedi e paralajmëruar ashtu si shumë të tjera që kanë ndodhur në vend, vite me parë çifti Lera kishte përfunduar në polici, pasi Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë. Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur.
Vetëm 6 ditë më pas, më 12 shkurt, një tjetër grua, nënë e një vajze të mitur u vra nga bashkëshorti i saj gardist. 44-vjeçari, Alket Arapaj punonjës prej 21 vitesh i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferi. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa policia vuri në pranga burrin vrasës.
Më 14 shkurt, Lirie Xhepa rreth 49 vjeçe u gjet e masakruar në liqenin e Sharrës. Policia tha se ajo ishte viktimë e kunatit të saj, Dashamir Xhepa i cili ndër të tjera e kishte qëlluar me tre plumba në trup. Shkak i krimit dyshohej një lidhje intime mes tyre, shkruan Syri.net.
Vetëm pak ditë më parë, më 4 mars, 80-vjeçarja Nazime Demollari, mbeti viktimë nga djali i saj, Nazim Demollari, i cili për ironi të fatit mbante emrin e saj. 54-vjeçari mbyti me duar nënën e tij pas një sherri në banesë.

Article Logic
Execution time: 0.004223108291626