INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i frikshëm i personave, që ikin nga shtëpia! Më të shumtë fëmijët dhe adoleshentët

Bilanci i frikshëm i personave, që ikin nga shtëpia! Më të shumtë fëmijët dhe adoleshentët

Publikuar më: 09:22 28-12-2018

232 persona janë larguar me dëshirë nga shtëpitë e tyre, në vitin 2018. Ndërsa për Policinë është dashur 24 deri në 48 orë për t'i gjetur.

Në shumicën e rasteve personat rikthehen pranë familjeve të tyre, por ajo çka po shqetëson strukturat dhe është më shqetësuese është fakti se fenomeni po gjen zgjerim te të miturit.
Nga janari e deri më sot nga banesa janë larguar 82 fëmijë. Sipas statistikave të nxjerra nga komunikatat zyrtare të policisë numri është mjaft i lartë dhe pothuajse në të gjitha kallëzimet e bëra nga prindërit, ata nuk kanë dijeni se pse të vegjlit e tyre largohen.
Ikja nga shtëpitë prek thuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë. Fëmijët kryesisht janë të moshave 17 deri në 12 vjeç dhe numri më i lartë i largimeve raportohet në Tiranë dhe Elbasan, por edhe qytetet kryesore të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992